përshëndetje, ne jemi Sanida dhe Benida.

ne jemi GojëGaditëset.

Ne jemi dy shoqe, ku përkatësisht dashurojmë festat dhe ushqimet.

Të gjitha produktet e cateringut janë të gatuara në shtëpi nga ne , dhe si te tilla mbajnë cilësinë e produkteve që përdor çdo njeri në shtëpi .

sanida dhe benida

Gojë Gaditëse është një projekt i cili ofron shërbim catering dhe organizim eventesh!

Projekti u finalizua me 19 Korrik 2020, dhe mori emrin Gojë Gaditëse si diçka që do ju rregullojë Gojën apo zbukurojë ditën.

Ideja dhe realizimi i tavolinave tona do ju shtojë oreksin, nga shija e ushqimeve, mënyra e servirjes dhe dekori i tavolinës.

Gjithmonë festat marrin tjetër kuptim kur kanë përkushtim , organizim, ushqim të mirë dhe pamje të bukur, për këtë arsye jeni në faqen e duhur për të ju ofruar këto shërbime.

 

Recetat tona janë të gjitha të përsonalizuara dhe të përshtatura sipas mënyrës tonë, duke ecur paralelisht me risitë! 
Gjithashtu recetat përshtaten sipas eventeve apo tematikës të festës.

Gojë Gaditëse – Ju rregullon shijen e gojës dhe ju shton buzëqeshjen në ditët tuaja me të lumtura!